Aplikim për rifitim shtetësie shqiptare

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të huaj, me origjinë shqiptare, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të rifituar shtetësi shqiptare.

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të huaj, me origjinë shqiptare, rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të rifituar shtetësi shqiptare. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.
Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Tiranë.
Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, nëse aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), numrin dhe datën e dekretit të Presidentit të Republikës nëpërmjet të cilit i është hequr shtetësia shqiptare, adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm dhe adresën (nr.telefoni), ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për rifitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi
- Certifikata e lindjes
- Certifikata familjare
- Deklarata noteriale e çdo aplikuesi madhor, ku deklarohet se nuk ka fituar shtetësi tjetër dhe se aktualisht është person pa shtetësi
- Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për rifitim shtetësie shqiptare”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
30 euro