Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për pasaportë dhe kartë identiteti, për t'u paraqitur më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

"Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t'u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.


Dokumentacioni i nevojshëm
Aplikon për herë të parë:
- Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose leje për drejtim automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)

Aplikon për herë të parë (për shtetasit nën 16 vjeç)-fëmijë :
- Certifikatë lindje (shqiptare ose e huaj) ose certifikatë familjare (shqiptare ose e huaj)
- Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës, nëse ka)

Nëse ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit:
- Dokument identifikimi (pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar)

Nëse ka skaduar vetëm pasaporta:
- Dokument identifikimi (pasaporta e skaduar)

Ka humbur vetëm pasaporta:
- Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
- Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer)

Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti:
- Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
- Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja

Ka të dëmtuar pasaportën ose janë plotësuar të gjitha fletët:
- Kopja e pasaportës së dëmutar ose që i janë mbaruar fletët
- Dokument i identifikimit (kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës nëse ka)

Aplikon për ndryshim gjeneralitetesh:
- Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
- Certifikatë lindje

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, klikoni butonin "Krijo aplikim të ri", plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Paraqiturni në përfaqësi për të për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe firmosur ( e detyrueshme)

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
20 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të tipit dhe moshës.

Kostot
Në varësi të shtetit.

Më shumë
Ambasadat e Republikës së Shqipërisë: Athinë; Romë; Londër; Bernë, Bruksel / Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano / Zyra konsullore: Nju Jork