Aplikim për leje transport trupi (Laissez Passer for a Corpse)

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose fax, lejen e transportit të trupit.

This is an online service which allows family members or funeral agencies to apply for a “Laissez Passer for a Corpse” online and to receive the requested service by fax or post.



Click here to read the description of this e-service in English.

"Aplikim për leje transport trupi" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson familjarëve të personit të vdekur apo agjencisë funerale, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose me fax, lejen për transportin e trupit.
Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe përgjigjja dërgohet me e-mail tek aplikuesi apo agjencia funerale dhe njoftohet gjithashtu për lejen e transportit të trupit me postë në adresën e aplikantit apo agjencisë funerale ose me fax nëse është vendosur numri i fax-it në aplikim.


Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi i shtetasit të vdekur
- Certifikatë vdekje apo akt vdekje, të lëshuar nga autoritetet përkatëse vendase, i cili duhet të jetë i legalizuar apo apostiluar (apostile)
- Dokument identifikimi i aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funebre)
- Nëse aplikuesi është agjencia funerale kërkohet dokumenti që familjarët kanë autorizuar agjensinë për kryerjen e veprimeve

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për leje transport trupi"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë ose fax

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
-Brenda 24 orëve ose ne varësi të procesit të verifikimit

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë