Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për lidhje martese me shtetas të huaj

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë shtetit shqiptar, të aplikojnë online për kryer lidhje martese me shtetas të huaj, për tu njoftuar më pas nga konsulli me e-mail/telefon për ditën e paraqitjes në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

"Aplikim për lidhje martese me shtetas të huaj" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të për kryer lidhje martese me shtetas të huaj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari njoftohet më pas nga konsulli me e-mail/telefon për ditën e paraqitjes në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare) *ngarko dokumentet e të dy shtetasve
- Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës, për secilin shtetas
- Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj, për shtetasin/en shqiptar/e (dokument që lëshohte nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri pasi keni bërë shpalljen e martesës)
- Dokument për shtetasin/en e huaj që lejon martesën (i legalizuar ose apostiluar)
- Dokument identifikimi për dëshmitarët (ngarkohen dokumentet e identifikimit për dy dëshmitarë)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lidhje martese me shtetas të huaj”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Konsulli njofton me e-mail / telefon qytetarin dhe cakton ditën që bashkëshortët e ardhshëm të paraqiten në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 euro