Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për vërtetim konsullor identiteti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për vërtetim konsullor identiteti, duke u paraqitur më pas në përfaqësi për të dorëzuar fotot, për verifikimin nga konsulli dhe për të marrë dokumentin.

"Aplikim për vërtetim konsullor identiteti" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për vërtetim konsullor identiteti. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të dorëzuar fotot, për verifikimin nga Konsulli dhe për të marrë dokumentin.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj)
- Fotografi me përmasa 4x5 cm dhe me sfond të bardhë

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetim konsullor identiteti”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, klikoni butonin "Krijo aplikim të ri", plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i tij (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Paraqiturni në përfaqësi ( e detyrueshme) për të dorëzuar fotot, për verifikimin nga konsulli dhe për të marrë dokumentin

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
7 ditë


Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 euro