Aplikim për prokurë të posaçme

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë shtetit shqiptar, të aplikojnë online për prokurë të posaçme, për të firmosur më pas procesverbalin e dorëzimit në prezencë të konsullit.

"Aplikim për prokurë të posaçme" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për prokurë të posaçme. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.

Prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor:
- prokura të thjeshta, të cilat janë prokura të posaçme për veprime të thjeshta përfaqësimi dhe që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen në thelb të të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit.
- prokura për tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, shpallje martese, tërheqje pasaporte, tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë, tërheqjen e dëshmive të penalitetit si dhe tërheqjen e dokumenteve pranë autoriteteve private, etj.
- prokura për ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të Gjendjes Civile, si regjistrime lindjesh, martese, ndarje nga trungu familjar, denoncimin e humbjes së dokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre), procedura për legalizimin e shtëpive (pranë ALUIZNI-t) ose të ngjashme me to dhe tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, etj.
- prokurat për tërheqje pensioni, përdorim të përkohshëm automjeti dhe kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit, etj.
- prokura për përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri; (p.sh. njohjen e vendimit të divorcit të bërë në një shtet të huaj, etj.)

Prokurat që nuk lejohen të lëshohen nga nëpunësit konsullor:
- prokura të përgjithshme.
- prokura për kontrata që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë të sendeve të luajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje apartamenti apo prone etj.)
- prokura për kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje makine etj.)
- prokura për të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës e servitutit dhe të drejta të tjera reale;
- prokura për kontrata garancie mbi përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike;
- si dhe çdo prokurë tjetër që nuk është listuar në prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të personit që do të autorizohet
- Dokumente mbështetëse me të cilat justifikohet mjaftueshëm lëshimi i aktit konsullor (opsionale)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për prokurë të posaçme”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentat origjinale.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari

Periudha e vlefshmërisë
Deri në 1 vit

Kostot
20 euro